Prizreni. Foto: Atdhe Mulla

Nëse nuk paguhet tatimi në pronë në Prizren deri në fund të qershorit pason dënimi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit se pagesa e Tatimit në Pronë për këstin e parë të vitit 2018, do të përfundojë me 30 qershor.

“Me datën 1 korrik 2018, ashtu si parashihet me ligjin e Tatimit në Pronë nr. 03/L-204, do të aplikohet kamata dhe dënimi”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë që mos të ndëshkohen qytetarët me kamatë dhe dënim, komuna e Prizrenit ka kërkuar që deri me 30 qershor të paguhet kësti i parë i borxhit të tatimit në pronë.