“Nertili” i Gjakovës vendos shumicën e flamujve në rafte

Disa javë pas hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve në rafte, marketet kanë filluar ta zbatojnë këtë gjë.

Një hulumtim i vogël në tregun e Kosovës  nga ekipi i ‘Jeta në Kosovë’ javën e kaluar kishte treguar se në shumë markete  ende nuk ka mbaruar shenjëzimi i produkteve me flamujt e tyre dhe në përgjithësi ishin vendosur vetëm flamujt e Kosovës.

Kallxo.com ka siguruar fotografi në marketin “Nertili” të Gjakovës, përveq flamujve të origjinës janë vendosur edhe flamujt e prodhuesve tjerë.

Ndërsa gjatë javës së kaluar, është vërejtur mungesa e flamujve në këtë market.

Flamujt e vetëm dallues ishin ata të vendosur nga vetë prodhuesi kroat “Podravka”.

https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/2C4C9E6B-EF91-4634-93D1-E2A291ACAF44.pdf

Ky udhëzim rrodhi nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, që hyri në fuqi po ashtu vitin e kaluar.

https://kallxo.com/ne-nertil-te-gjakoves-mungojne-flamujt-e-origjines-se-produkteve/