Nëntë Policë nën Hetime për Protestën e Opozitës

Sipas zëdhënësit të Inspektoratit Policor, Arbër Beka, pas përfundimit të hetimeve në lidhje me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj proteste, nëntë raste janë trajtuar me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Protesta e 27 janarit solli për herë të parë përdorimin e pothuaj gjithë arsenalit që kishte në dispozicion Policia e Kosovës duke përdorur topat e ujit, autoblindat, kamionët e blinduar, gazin lotsjellës e plumbat e gomës.

Protesta u mbajt si reagim ndaj një deklarate së ish-Ministrit Aleksandër Jabllanoviq, ndërsa kërkohej nga kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë atë.

Sipas një raportit të Inspektoratit Policor të Kosovës, atë ditë nga përleshja u lënduan 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë.

Në këtë ditë, një polic kishte goditur deputetin e Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti.

KALLXO.com e kishte xhiruar momentin kur Kurti u godit nga ana e policit të njësisë speciale.

http://kallxo.com/polici-e-godet-albin-kurtin-video/

Nuk ishin vetëm protestuesit ata që u lënduan e lënduan.

I pyetur nga KALLXO.com, se a ka pasur zyrtarë policorë të hetuar nga IPK-ja gjatë protestës së 27 janarit, zëdhënës i IPK-së, Arbër Beka tha se nga gjithsej 40 raste të dërguara në Departamentin për Krime të Rënda, 9 nga to kanë rezultuar me elemente të veprës penale apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“IPK ka përfunduar hetimet, në konsultim dhe me udhëzim të prokurorit të rastit, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë raportin përmbledhës për të gjeturat dhe veprimet e ndërmarra nga IPK. Nga gjithsej 40  raste, 4 raste IPK i ka dërguar në DSP për trajtim disiplinor, kurse në raportin përmbledhës për prokurorinë janë të përfshira 36 raste, ku 9 prej tyre mund të trajtohen si raste me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim trupor, ndërsa për 27 raste nuk është mundur vërtetohen apo të gjinden elemente të veprës penale”, tha Beka për KALLXO.com.

Sipas tij, IPK-ja ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës lidhur me vlerësimin e performancës policore në menaxhimin e protestës së 27 janarit të vitit 2015.

http://kallxo.com/nje-vit-pas-protestes-se-27-janarit/

http://kallxo.com/policia-mban-sekret-topat-e-ujit/

http://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-e-con-ne-speciale-rastin-e-jabllanoviqit/

Policia Blen Gazin Lotsjellës nga Firma e Themeluar nga Zyrtari i AAK-së