Pamje nga operacioni i kërkimit të trupave të policëve Armend Trena e Malsor Dashi - Foto: KALLXO.com

Nëntë ditë kërkim e ankth për trupat e policëve në Lepenc

Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc.

Aksidenti sipas Policisë kishte ndodhur rreth orës 20:45 të 28 prillit.

Me të marrë informacionin, Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes nga kanë filluar kërkimet për dy policët.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident në Magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Një veturë e policisë me dy pjesëtarë kanë rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi për KALLXO.com.

http://kallxo.com/policet-bien-ne-lepenc/

Në kërkimin e dy policëve ishin përfshirë njësi të Policisë dhe FSK-së si dhe vullnetarë të cilët u dolën në ndihmë forcave të sigurisë në kërkim të trupave të dy policëve.

Ekipi i KALLXO.com qëndroi gjatë gjithë kohës në vendet ku po bëheshin kërkimet për Dashin e Trenën.

http://kallxo.com/fotogaleri-kerkimi-i-policeve-te-zhdukur/

Kërkimet nisnin me lindjen e diellit dhe ndaleshin porsa binte terri.

Më shumë se tri herë rinisën kërkimet nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditët e para vizitoi njësitet policore të cilët po kërkonin Trenën e Dashin.

“Të gjithë jemi të pakënaqur që nuk i kemi gjetë trupat dhe s’ka askund përgjigje. Nuk ka askush në Kosovë s’ka përgjigje, s’po e di. FSK po e bën punën e vet, Policia e Kosovës, Njësia e Kërkim-Shpëtimit, të gjithë po e kryejnë punën e vet”, ka thënë Haradinaj deri sa po vizitonte vendin ku kishte ndodhur ngjarja.

http://kallxo.com/haradinaj-mund-ti-kerkoj-zaevit-te-na-lejoje-te-kerkojme-policet-edhe-ne-maqedoni/

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari pati thënë për KALLXO.com se katër persona janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve për rastin e aksidentit.

http://kallxo.com/kryeprokurori-kater-te-intervistuar-ne-lidhje-me-zhdukjen-e-dy-policeve/

Pesë ditë që kur kishin filluar kërkimet, Policia u mblodh në një vend rreth 5.5 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti.

http://kallxo.com/eshte-gjetur-nje-trup-i-pajete-ne-lumin-lepenc/

Në sipërfaqen e lumit Lepenc kishte dalë trupi i pajetë i Malsor Dashit.

http://kallxo.com/video-pamje-nga-gjetja-e-trupit-te-policit-ne-lepenc/

Sipas deklaratave të Policisë e Prokurorisë, trupi i gjetur u verifikua se është i policit Malsor Dashi nga këmisha të cilën ai kishte pasur veshur më saktësisht nga numri i Policisë në këmishë.

“Trupi i gjetur në Lepenc është i policit Malsor Dashi. Trupi i Malsorit është gjet rreth 5 kilometra nga vendi i ngjarjes”, kishte thënë zëdhënësi Gashi.

http://kallxo.com/konfirmon-policia-trupi-i-pajete-eshte-i-policit-malsor-dashi/

Instituti i Mjekësisë Ligjore ishte njoftuar për ta tërhequr trupin e Malsor Dashit ku më pas do të bëhej autopsia.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-te-vendi-ku-u-gjet-trupi-i-policit/

Një ditë më vonë u bë edhe varrimi i policit.

Varrimi i tij u bë me nderime shtetërore.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovë, togerë e komandantë të stacioneve të policisë nga të gjitha rajonet, pjesëtarë të Njësisë Speciale, u.d. drejtori i Policisë, Naim Rexha, ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, kryeparlamentari Kadri Veseli ishin prezentë në varrimin e Malsor Dashit.

Kërkimet për trupin e policit të dytë nuk ndaluan.

http://kallxo.com/kerkimet-per-policin-armend-trena-foto-galeri/

Me një ekskavator po ngacmoheshin vende të dyshimta në Lepenc.

Të premten në mbrëmje u gjetën disa mbetje shtazore dhe kjo krijoi konfuzion në opinion.

http://kallxo.com/gashi-mohon-se-eshte-gjetur-trup-tjeter-ne-lepenc/

Policia e Kosovës më saktësisht zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi tha se janë gjetur mbetje shtazore dhe kërkoi që publiku të mos dezinformohet nga lajme të pavërteta.

Kërkimet vazhduan edhe më tutje.

Të hënën, në ditën e dhjetë të kërkimeve nga ngacmimet të cilat u bënë në shtatë urat të cilat janë mbi lumin Lepenc në atë pjesë të Hanit të Elezit, përderisa po vendosej rrjeta e re në urën në fshatin Seçishtë, një kilometër më tutje nga ku u gjet trupi i Malsor Dashit, u gjet edhe trupi i policit të dytë, Armend Trenës.

http://kallxo.com/gjendet-trupi-i-policit-te-dyte-ne-lumin-lepenc/

Trupi ishte gjetur rreth orës 16:50 nga njësitet e kërkimit.

http://kallxo.com/policia-jep-detaje-rreth-gjetjes-se-trupit-te-policit-te-zhdukur/

Mjekësia Ligjore u njoftua për të marrë trupin e Trenës.

http://kallxo.com/ekipi-i-mjekesise-ligjore-niset-drejt-vendit-te-gjetjes-se-trupit-te-policit-ne-lepenc/

 

Që nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi e deri tek vendosja e trupit në automjetin e IML-së, Trena u përcoll nga të gjitha njësitet e policisë dhe të kërkim shpëtimit.

http://kallxo.com/video-momenti-kur-u-gjet-trupi-i-policit/

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi para mediave tha se trupi i Trenës është gjetur dhe është konfirmuar nga familjarët se ai është trupi për të cilin po bëheshin kërkime qe nëntë ditë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tregoi detajet e gjetjes ku tha se ka pasur lëndime të cilat kanë ardhur shkaku i aksidentit ndërsa përmendi edhe ekspertizën e veturës me të cilën ishin aksidentuar dy policët.

http://kallxo.com/kryeprokurori-jashari-flet-per-gjendjen-e-vetures-me-te-cilen-policet-rane-ne-lepenc/

Ai tha se sipas ekspertizës vetura ka qenë teknikisht mirë.

Gjatë ditës së sotme u bë varrimi i policit të dytë të gjetur në ujërat e Lepencit, Armend Trenës.

Edhe varrimi i Trenës u bë me nderime shtetërore.

Komuna e Kaçanikut ditën e mërkurë e ka shpallur ditë zie për dy policët të cilët u aksidentuan më 28 prill deri sa po ktheheshin nga një detyrë e cila iu ishte caktuar.

http://kallxo.com/kacaniku-ne-zi-per-nder-te-dy-policeve/