Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e sheshit në Kamenicë

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e sheshit në qytet.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, janë takuar gjatë ditës së sotme për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e sheshit.

Në këtë takim, Kastrati është shprehur i lumtur për marrëveshjen e arritur për ndërtimin e sheshit në Kamenicë.

“Së bashku po e rikthejmë gjallërinë në komunën tonë dhe po i përmbushim zotimet tona. Projekti për bulevard ka vlerën 1 milion euro dhe aktualisht po bëjmë hulumtimin si fazë e parë për implementim”, ka thënë Kastrati.

Kurse, ministri Pal Lekaj është shprehur i gatshëm të vazhdojë të bashkëpunojë dhe se do të jetë mbështetës.

“Më vjen mirë që kemi bashkëpunim më ju, dhe do të jemi mbështetës brenda kapaciteteve që i kemi, nuk hezitoj aspak për t’iu ndihmuar”, ka thënë Lekaj.