Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Zvicër për personat e riatdhesuar

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha qëllimi i kësaj marrëveshje është mbrojtja e personave që riatdhesohen nga Zvicra.

“Nënshkruam marrëveshjen e parë  për parandalim të torturës dhe kjo  shënon  sukses të radhës në cilësi të Avokatit të Popullit. Është themeluar me 14 janar 2016 mbi bazën e ligjit të ri më 2015. Synimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e personave që të riatdhesohen nga Zvicra për të parë që këto procese do të zbatohen. Mekanizmi kombëtarë për pranim të torturës është përgatitur shumë mirë mbi standardet më të larta të kësaj kategorie. Jam i sigurt që pa këtë përkrahje s’do të kishim pas sukses”, tha Jashari.

Sipas ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert-Lebet, tha ky memorandum ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

“Kjo ceremoni nënshkrimi për bashkëpunimin e ardhshëm është një nga rezultatet e paplanifikuara të këtij projekti. Lidhja mes institucionet të Ombudsperosnit të Kosovës dhe Komisionit Kombëtarë të Zvicrës për parandalim të torturës u krijua në periudhën e zbatimit të projektit dhe do të vazhdohet edhe më tutje. Memorandumi i sotëm i Mirëkuptimit ndërmjet këtyre dy mekanizmave ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm në mes Zvicrës dhe Kosovës. Memorandumi i Mirëkuptimit koordinon dhe përcakton përgjegjësi të qarta që sigurojnë se të kthyerit trajtohen në mënyrë korrekte dhe njerëzore nga policia zvicerane dhe forcat policore të Kosovës gjatë procedurës së kthimit të detyrueshëm dhe dorëzimit”, tha Jean Hubert-Lebet, raporton E. O.

Alberto Acherman nga Komisioni Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës, kërkoi që të ketë bashkëpunim sa më të mirë ndërmjet dy vendeve.

“Është shumë e rëndësishme që mekanizmi i Zvicrës me atë. Të Kosovës të këtë bashkëpunim”, tha ai.

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës mbron të drejtat e personave të privuar nga liria të cilëve u është shqiptuar çfarëdo mase ndalimi, paraburgimi, burgimi apo vendosje apo vendosje në ndonjë vend të mbikëqyrur nga organet publike nga i cili nuk mund të largohen me vullnetin e tyre.

24 Prill 2019 - 11:16

RTK 24/04/2019 - 11:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend