Nënkryetarja e VV Uron për Kurtin Kryetar

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i ka uruar mbarësi Lëvizjes me Albin Kurtin kryetar.

“Na priftë e mbara me Kryetar Albin Kurtin!”, ka shkruar nënkryetarja Kollçaku në profilin e saj në “Facebook”.

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për zgjedhjen e kryetarit.

Albin Kurti ka qenë kandidati i vetëm për të parin e partisë, ku aktivistët kanë mundur të japin votën për, kundër tij ose për të abstenuar këtë kandidaturë.

Votimet janë hapur në ora 10:00 dhe kanë vazhduar deri në ora 19:00.

http://kallxo.com/vetevendosje-voton-per-te-zgjedhur-ose-jo-kurtin-kryetar/

http://kallxo.com/keshtu-duket-fletevotimi-per-te-votuar-albin-kurtin/

http://kallxo.com/albin-kurti-voton-per-veten/

Lëvizja Vetëvendosje ende s’ka dal me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të brendshme.