Arkiv - Shtëpia e vëllezërve të vrarë në Kosuriq të Pejës | Foto: KALLXO.com

Nëna kërkon që një grua ta gjykojë rastin e vrasjes së dy bijve të saj në Pejë

Nëna e dy viktimave të vrara në korrik të vitit të kaluar në një fshat të Pejës, i kërkoi sot gjykatës që ta përjashtojë gjyqtarin e rastit dhe në vend të tij ta caktojë një gjyqtare grua.

Por seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Binak Panxha nuk u mbajt për shkak se rasti është duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Panxha akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ramiz e Arsim Berisha në korrik të vitit të kaluar, në një mal të fshatit Kryshefc të Pejës

“Shtyhet shqyrtimi i dytë për shkak se i akuzuari e ka angazhuar si mbrojtës, Avokatin Muharrem Hoti, të cilin gjykata konsideron se nuk mund ta përfaqësojë në ketë çështje për shkak se i njëjti paraprakisht ishte mbrojtësi i të pandehurit Xhavit Ponxha, për të cilin ka pushuar procedura penale, dhe avokatin në fjalë e ka përjashtuar nga kjo çështje, ndërsa i njëjti ka parashtruar ankesë dhe rasti tani është në gjykatën e Apelit “, tha gjyqtari Sami Sharaxhiu.

Binak Panxha në shqyrtim fillestar ishte deklaruar i pafajshëm.

https://kallxo.com/ndihet-i-pafajshem-i-akuzuari-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-berisha/

Ai akuzohet se shkaku i prerjes së pyllit, me dashje i ka privuar nga jeta dy vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berishën.

Në aktakuzë thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru.

“Pasi i kishin parkuar qerret buzë rrugës dhe ishin futur në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim ishte duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët”, thuhet në aktakuzë.

Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i kishte larguar trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, duke i zhvendosur në një pjesë të tokës pa pronar.

KALLXO.com vazhdimisht ka përcjell këtë proces gjyqësor.

https://kallxo.com/vellezerit-qe-u-vrane-kishin-shkuar-ne-mal-per-dru/