Ilustrim

Nëna e 5 fëmijëve vret veten për 8 mars

64-vjeçarja e varur në litar Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mësohet se dje i ka dhënë fund jetës.

H. Sh, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur të varur.

64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por mjekët konfirmuan se gruaja ka mbërritur pa shenja jete. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se, 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen, gruaja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë, këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem./21 Media