Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Nehat Thaçi Dyshohet për Terrorizëm

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka lëshuar një komunikatë në të cilën jepen arsyet e arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Nehat Thaçi, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

“Pjesëtarët e MPB-së së Serbisë kanë arrestuar N.Th. (1976) nga Ferizaj në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata e lartë në Nish për shkak të veprës penale të terrorizmit”, thuhet në komunikatën e MPB-së së Serbisë, raporton KALLXO.com.

Shumë ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të kërkuar nga gjykatat serbe për këtë vepër penale.

MPB serbe konfirmoi se Nehat Thaçi është arrestuar mbrëmë rreth orës 20 në pikën kufitare në Konçul “me rastin e lëshimit të urdhrit për hyrje në territorin e Serbisë”.

komunikata mpb e serbise

Komunikata nuk thotë se për vepra të cilës periudhë dyshohet Thaçi.

“Me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish të vitit 2010, N.Th. është dërguar në njësinë e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

http://kallxo.com/policia-ne-terr-per-arrestimin-e-nehat-thacit/

http://kallxo.com/arrestohet-ne-serbi-drejtori-policise-nehat-thaci/