Monitorimi i Gjykatave_Nehat Idrizi_023

Nehat Idrizi pret 'zbutjen e situatës' me lëndët e pazgjidhura në Gjykatën e Prishtinës

Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës u pajtua me të gjeturat e raportit të BIRN dhe Internews Kosova, ai tha se po punojnë në drejtim të vlerësimit të gjyqtarëve. Sipas tij vitin e kaluar gjyqatarët janë vlerësuar nga një komision profesional për performancën në punë.

“Vitin e kaluar kemi filluar me vlerësimin e performancës së gjyqtarëve, një numër prej 66 gjyqtarëve i janë nënshtruar vlerësimit pjesa më e madhe kanë rezultatuar pozitiv vetëm 2 apo 3 kanë dal jopozitiv dhe kanë vazhduar me trajnime shtesë”, tha ai duke komentuar të gjeturat e raportit.

Idrizi tha se numri i gjyqtarëve është sfidë pasi që numri i lëndëve vazhdon të jetë i madh.

“Sa i përket numrit të gjyqëtarëve vetëm vitin e kaluarve nga 52 gjyqtarë të dekretuar mbi 20  janë shpërnda në Gjykatën Themelore të Prishtinës duke e ditur që është më e ngarkuara me lëndë”, tha ai.

Ai tha se këtë vit janë 112 pozita të reja, sipas tij numri më i madh i bashkëpunëtorëve e zyrtarëve ligjor janë shpërnda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Idrizi gjithashtu, ngriti çështjen e mungesës së stafit mbështetës për gjyqtarët sipas tij ata kanë një numër të kufizuar të bashkëpunëtorëve personal.

Ndërsa, sa i përket procedurave disiplinore ai tha se vitin e kaluar 11 gjyqtarë kanë qenë në procedura disiplinore.

“Disa edhe për shkak të vonesave sidomos në draftimin e vendimeve gjyqësore apo zvaritjen e seancave pa ndonjë arsye të madhe. Këtë  vit është përzgjedhur edhe grupi i dytë i gjyqtarëve që do i nënshtrohen performancës komisioni është duke punuar në këtë drejtim”, tha Idrizi.

Për çështjen e rigjykimeve ai tha se afro 30 % e vendimeve gjyqësore kthehen në rigjykim.

“Gjendja në Prishtinë do të zbutet kur 20 gjqytarë në fillim të muajit tetor do të fillojnë punën, sepse po e ndjekin një trajtim njëvjeçar dhe shpresojmë që situata do të jetë më stabile”, tha Idrizi.

Sipas tij ka edhe të arritura në drejtim të zvogëlimit të numrit të lëndëve në raport me vitin paraprak.

Këto komente u bënë në prezantimin e raportit të BIRN dhe INTERNEWS Kosova mbi punën e Gjykatave në Kosovë gjatë vitit 2017.

Raporti ka fokus të veçantë rastet e korrupsionit, si veprat penale më me interes për shoqërinë të monitoruara gjatë vitit 2017, por gjithashtu do të trajtojë probleme të tjera të vëzhguara gjatë punës së monitoruesve në teren. Për më shumë, raporti vë në dukje shkelje procedurale nga gjykatësit, prokurorët dhe palë tjera në procedurë gjyqësore, të hasura nga monitoruesit e BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA gjatë monitorimit të gjykatave në nivel të Republikës së Kosovës.