Mentor Ramadani

Negociatat e prokurorit me vëllain e viktimës: A e din që thotë populli me ja lidhë kryet

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi filmimet ekskluzive që kapen prokurorin e Prokurorisë themelore të Gjakovës Ramiz Buzhala duke i kërkuar të vëllait të viktimës Ruzhdi Ramadanit të tërhiqen nga ndjekja penale për pronarin e kompanisë ku ishte lënduar i vëllai.

I riut Mentor Ramadanit nga Komogllava e Ferizajt, ishte lënduar në punë deri sa ishte duke punuar ne një ndërtesë në Gjakovë,  rasti kishte ndodhur ne nëntor të vitit 2016.

Ndiqeni bisedën e cila vazhdon me mundësinë e arritjes së një marrëveshje ne mes të palëve dhe kështu  edhe gjykata do jep dënim më të vogël.

Prokurori: Me ju taku, as nuk më lejohet mundësia ndoshta me ardhë në gjykim, unë jam në Krime të Rënda kam dalë prej vitit të ri, kur të vij në rast se e takoj diku po kështu ne përmes telefonave kështu skam…

Ramadani: Jo, jo unë po të kuptoj unë.

Prokurori: Po kqyr merruni vesh, shtoj edhe diçka për kompensim të dëmit, edhe ty të tërheqi prej andej, edhe gjykata shkon me një minimum. A e din që thotë populli me ja lidhë kryet, juve për çdo rast për çdo siguri ju vyen ai m’u shpallë fajtor.

Ramadani: Po, po ju kuptoj. Ai është shpallë fajtor

Prokurori: Ky nuk i intereson a shkon një vjet në burg a dy, me rëndësi është ky m’u shpallë fajtor që atë vendim, nuk i dihet insanhalli vyn për civilen.

Ramadani: Po, po të kuptoj

Po ti edhe me parë me ja bashkëngjitësh ndjekjes e andej, gjykata se shteti e ka hise te secili qytetar.

Ramadani: Qashtu po të kuptoj..

Prokurori: Atë problem Unë nuk e di cila gjyqtare e ka, kqyri flas unë me gjyqtaren edhe njëherë ku është lënda, apo ku është.

Ramadani: Hala është në fillim.

Prokurori: Në rast se ju takoj aty atë ditë, ose për çdo rast kur kanë gjykim ti vjen te unë, e thirri palën e merremi vesh diqysh. Në rast se vini në gjykim, para se me hi në gjykim vjen ti te unë “prokuror sot është gjykimi” edhe unë e takoj atë pronarin edhe e thirrim. Kështu me i than hajde, a e din.

Ramadani : Ja ja unë po e di se nuk lejohet me ligj, nuk du as me të qitë probleme edhe ty a po më kupton por unë të thash.

Prokurori: Unë të thash njerëzisht, kur të kish gjykim hajde si sot që ke ardh, prokuror Ramiz, e thirri atë palën i them kqyr merruni vesh mi shty edhe diçka ky tërhiqen prej ndjekjes del pa therë ne këmbë edhe ti edhe ata bëjnë, jeta vazhdon me gjithë atë.

Ramadani : Po të kuptoj, prej krejt këtij muhabeti unë me sa e kuptova ma së miri është ne m’u tërheqë qysh edhe vet po thu edhe.

Prokurori: Ai shpallet fajtor, atë vendim ju e merrni për siguri për çdo rast. Se e ka definua ai shumë mirë,  po flas edhe njëherë dhe aksidente edhe nuk e kalon 25 mijëshen, nuk e kalon. Ki raste që nuk i kalon 20-25 nuk e kalon. Jo që jeta e njeriut vlen qaq po tarifat në kompanitë e sigurimit janë asi lloji.

Po qashtu, qashtu.

Deklaratat e prokurorit dhe emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në videon më poshtë.