Petro Poroshenko - Foto: BBC/AFP

Në Ukrainë po mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Ukrainë janë hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale.

Në garë është edhe presidenti aktual, Petro Poroshenko, mirëpo kandidat serioz po shihet edhe komediani Volodymyr Zelenskiy.

Po ashtu, siç njofton BBC, në garë është edhe ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko.

Gjatë fushatës, kandidatët kryesorë kanë shprehur pikëpamje pro-europiane.

Asnjë kandidat pro-rus nuk konsiderohet kandidat për të fituar garën.

BBC raporton se nëse asnjëri kandidat nuk fiton 50 për qind të votave sot, dy kandidatët me më së shumti vota garojnë në rrethin e dytë që mbahet më 21 prill.

https://kallxo.com/yulia-tymoshenko-serish-ne-gare-per-presidente-te-ukraines/

Në listën e fletëvotimit janë gjithsej 39 kandidatë.

Presidenti ukrainas ka pushtet të fortë në aspektin e sigurisë, të mbrojtjes dhe politikës së jashtme dhe sistemi në këtë vend ish-sovjetik përshkruhet si gjysëm-presidencial.