Foto Ilustrim: Foto: Rtv21

Në Tiranë Asgjësohen 2315 Kilogramë Mish, Peshk e Qofte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë ka asgjësuar një sasi të madhe mishi.

Bëhet fjalë për 2315 kilogramë mish, peshk dhe qofte, të sekuestruara gjatë aksionit të ditëve në fundit në qarkun e Tiranës.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve dhe me Bashkinë, në landfillin e Sharrës u bë asgjësimi i kësaj sasie.

Bëhet me dije se produktet ishin sekuestruar gjatë kontrolleve në pikat e therjes, pasi nuk kishin certifikatën e nevojshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklarohet i vendosur për ndërprerjen e aktivitetit të çdo subjekti ushqimor, që nuk plotëson standardet e tregtimit, prodhimit e përpunimit, derisa siguria për konsumatorin të arrijë standardet e vendeve të Bashkimit Europian. /21Media