Në Teatrin Oda shfaqet sot komedia ‘Lufta e tretë botërore’

Komedia ‘Lufta e tretë botërore’, do të shfaqet sonte në mbrëmje, në ora 20:00 në Teatrin ‘Oda’ në Prishtinë.

“Lufta e tretë botërore” është një komedi sarkastike e realitetit në Kosovë e trajtuar përmes prizmit të së (pa)mundurës, e cila ngrit pyetjen: Çka sikur bota të mbetej në mëshirën e Kosovës?

Komedia është shkruar nga Lirak Çelaj dhe Rozafa Çelaj, regjia nga Florent Mehmeti, asistent regjie është Rozafa Çelaj, kurse kostumet nga Vesa Kraja.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kqiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli, Flamur Ahmeti