ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 15:40 në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur i burgosuri me inicialet Gj. P., i lindur më 1965.

I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka vdekur aty, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK.

Gj.P. akuzohej për vrasje të rëndë.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.