Në Shirokë të Suharekës vetura godet për vdekje një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në fshatin Shirokë të Suharekës.

Një këmbësor rreth 80 vjeçar është goditur nga një veturë dhe ka mbetur i vdekur. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe ekipet e nevojshme mjekësore.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga ana e policisë. Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.