Foto ilustruese

Në Rugovë Me Makinë Zyrtare

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com foton e një makine zyrtare të fotografuar në rrugë drejt Rugovës.

Sipas këtij qytetari fotografia është bërë të dielën në orën 15:00.

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e 26-të të Qeverisë më 4 maj foli pikërisht për marrje masash ndaj atyre që keqpërdorin makinat zyrtare.

“Ka kritika edhe në medie, por edhe kemi argumente të njerëzve tanë, të cilët kanë qenë këtyre ditëve në Durrës dhe vendet e tjera, se atje po shkohet me makina qeveritare dhe me to po bëhen pushime jashtë vendit. Ne duhet të marrim masa që kjo të mos ndodhë,” deklaroi atëherë Kryeministri Mustafa.

Makina zyrtare u panë edhe në Kuvendin e Tetë të LDK-së të mbajtur të dielën e 31 majit.