Foto-ilustrim
Në Prizren arrestohen dy gra, dyshohen për vjedhje
16.5.2018 - 18:27
Policia e Prizrenit njofton se sot rreth orës 11:20 është thirrur për t’u marrë me një rast, i cili kishte ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham” në qytet.
Sipas raporteve hetimore, thuhet se dy gra janë ndaluar nga përgjegjësit e sigurimit ngase përderisa po dilnin nga objekti ishte aktivizuar alarmi.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit atyre u janë gjetur një palë darë dhe gërshërë.
“Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtat kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rroba në vlerë prej 90 eurosh”, njofton Policia e Prizrenit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.