Në Prishtinë po mbahet konferenca ‘Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes’

Dhjetëra studiues shqiptarë dhe të huaj po marrin pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”, e cila është zhvilluar sot në Institutin e Historisë, në kuadër të shënimit të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Konferenca është organizuar nga Komisioni qeveritar për shënimin e Vitit mbarëkombëtare të Skënderbeut, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë nga Shkupi.

Përmes kumtesave të prezantuar gjatë kësaj konferencë studiuesi të shumë pritet të sjellin prurjet më të reja shkencore mbi Skënderbeun dhe zhvillimet historike që kanë karakterizuar periudhë skenderbegiane, aleancat dhe rezistencën e heroit, njëkohësisht edhe jehonën e fitoreve të shqiptarëve të prirë nga Skënderbeu.

Studiuesi Gjon Berisha, sekretar shkencor në IH “Ali Hadri” të Prishtinës ka thënë në një prononcim për Kallxo.com ka thënë se konferenca po mbahet përveç sjelljes së të rejave shkencore për Skënderbeun edhe opinioni do të ketë një rast më shumë për t’u njohur më shumë për  jetën dhe vapën e heroit kombëtar.

“Presim që studiuesit e shumtë që po marrin pjesë të sjellin të dhëna të reja për Skënderbeun, sidomos studiuesit huaj, rumunë, polakë dhe hungarezë të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë”, ka thënë historiani, Berisha duke shtuar se kumtesat e prezantuar gjatë kësaj konferencë në fund të viti do të botohen në një botim të veçantë.

Ndërsa nesër, më 17 tetor, po në kuadër të kësaj konference, duke filluar nga ora 10:00 në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, do të ketë promovime librash kushtuar Skënderbeut dhe Mesjetës.