Në prag të edicionit të 9-të, ‘Polip’ kërkon vullnetarë

Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtare të Letërsisë “Polip” do të mbahet nga 10 deri më 13 maj 2019 në Prishtinë.

Festivali organizohet nga  Qendra Multimedia në kryeqytet dhe konsiderohet si njëri nga aktivitetet më të mëdha të letërsisë në Kosovë.

Qendra Multimedia bën të ditur se këtë vit rreth 30 shkrimtarë e artistë nga rajoni dhe bota do të vijnë në Prishtinë për të lexuar nga veprat e tyre si dhe për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme politike, sociale, letrare e artistike.

Ndërsa për nevojat të organizimin Qendra kërkon dhjetë vullnetarë me pagesë.

“Ne jemi duke kërkuar 10 vullnetarë të cilët do të angazhohen në organizimin e festivalit, gjatë atyre tri ditëve. Profili i dëshirueshëm i anëtarëve të polipit:· Të jeni student/e apo i/e diplomuar në letërsi apo shkrimtarë të rinj apo të pasionuar pas artit. Vullnetarëve të përzgjedhur do t’u kompensohen nga 50 euro (për tri ditë) si dhe do t’u jepen nga 10 libra gratis”, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia.

Festivali ndërkombëtar “Polip” është një festival ndërkombëtar i letërsisë, që sjellë në Prishtinë shkrimtarë nga rajoni dhe Europa.

Ky festival, sipas organizatorëve,  tejkalon kornizën e një festivali të literaturës apo thjeshtë të një lidhjeje letrare.

Në kuadër të këtij festivali përveç leximit, ka gjithashtu edhe program special të koncerteve, poezisë së rrugës, punëtori për përkthim dhe poezi, diskutime dhe debate për rrjetet letrare dhe praktikat e përkthimit.