Pamje nga Cyrihu | Foto: Facebook

Në Pesë Qytete Zvicerane Përdoret shumë Kokaina

​Bazeli, Berni, Cyrihu, St.Galleni dhe Gjeneva janë në mesin e 10 qyteteve europiane ku kokaina përdoret më së shumti.

Këto të dhëna kanë ardhur nga një studim i kryer në 56 qytete europiane të 19 shteteve.

Studimi u krye nga Qendra Europiane për Analizimin e Përdorimit të Drogës.

Rezultatet kanë dalë pasi janë marrë parasysh përdorimet e përditshme të drogave, testimi i 43 milionë njerëzve për shenja të drogave si kokainë, ekstasy dhe llojë të tjera të drogave, raportojnë mediat lokale zvicerane.

Cyrihu u rendit i dyti, pas Barcelonës, për përdorimin më të lartë të kokainës, kurse St.Gallen u rendit në vendin e katërt, i ndjekur nga Gjeneva (në vendin e pestë), Bazeli (në vendin e tetë), pastaj në vendin e nëntë figuron qyteti i Bernit.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë që përdorimi i kokainës është duke shënuar një trend në rritje në Europë.