Vërshimet në Pejë - Foto: KALLXO.com

Në Pejë, qytetarët ngujohen nga vërshimet, ndihmohen nga zjarrfikësit

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ra e vazhdon të bjerë, në Pejë janë vërshuar disa rrugë të qytetit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi dhe video-pamje, në të cilat shihet përmbytja e rrugës te rrethi që gjendet te Stacioni i Trenit, saktësisht në rrugën “Mic Sokoli”.

Sipas qytetarit, për shkak të sasisë së madhe të ujit, disa persona janë detyruar të ndalin veturat dhe të dalin prej tyre për të shpëtuar nga uji.

Po ashtu, në fotografi shihen ekipi i Zjarrfikësve duke i ndihmuar këta qytetarë të largohen të sigurt nga zona e përmbytur.

Këto janë fotografitë dhe video-pamjet e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.