Posterët e vjetër të AKR-së në Pejë | Foto: KALLXO.com

Në Pejë Mimoza Kusari e Behgjet Pacolli ende në të Njëjtën Parti

Në rrugën me katër korsi nga hyhet në Pejë prej Deçanit, ende kanë mbetur pesë posterë të AKR-së nga zgjedhjet e kaluara.

Një këta posterë shihen lideri i kësaj partie Behgjet Pacolli dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila që tashmë nuk i takojnë të njëjtës parti, ndërsa janë ndarë politikisht me zhurmë.

Pavarësisht që në posterë shihet motoja e AKR-së e vitit 2014 “Na Kryejmë Punë”, askush nuk e ka kryer punën e heqjes së këtyre posterëve.

Megjithatë, edhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit të këtij viti AKR-ja dhe subjekti Alternativa i themeluar nga Mimoza Kusari-Lila do të jenë në një koalicion-në atë me LDK-në.