Foto: RTV21

Në orën 16:30 Avramopoulos dhe Thaçi në konferencë për media

Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16 e 30.

Përkrah tij, do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave. Siç dihet, në Bruksel, kanë udhëtuar edhe kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Pacolli dhe zëvendëskryeministri Gashi.

RTV 21 do ta transmetojë LIVE konferencën e Thaçit dhe Avramopoulosit./21Media