Në New Jersey të SHBA-së botohet libri ‘Herenow’ i Fahredin Shehut

Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD, nga New Jersey, SHBA, ka botuar përmbledhjen me poezi “Herenow” të krijuesit Fahredin Shehu.

Përmbledhja “Herenow” (Këtutani), shfaq një poezi avangarde me notë të fuqishme të lirikës shpirtërore dhe kontemplative gjë që është vulë kreative e poetit Shehu.

Për librin kanë shkruar emrat më të shquar të letërsisë botërore aktualisht nga vende të ndryshme të botës.

Vlen të ceket vështrimi i profesori të letërsisë nga Dublini, Patrick Lodge, i cili tha se  poezitë janë të ndjera duke mbarsur thellë diçka shpirtërore në çdo varg.

“Vetëm poezia ‘Kah shpresa’, do të mund të ishte një vepër e vetme dhe ajo flet …thuaje fjalën o poet, fjalën depërtuese si një raketë, ‘Herenow’ është një raketë e tillë”, ka shkruar Lodge, për poezinë e Shehut.

Kurse botuesi William Spencer Peters, i cili tash e sa vite e boton Shehun në parathënien e tij kolaudon se krijuesi Shehu ka formën e veçantë të fuqizimit, është i thellë dhe një shpirt i ditur, i cili ndikon tek e papretendueshmja dhe te e vetëdijshmja në një mënyrë shumë të thellë.

“Në diskursin e tij, në këtë libër dhe në botime të tij të mëhershme, nëse e dëgjon zërin e evokimeve të tij, sheh frute të dukshme dhe të padukshme të dijes dhe përvojës”, ka shkruar botuesi Spencer Peters.

07 Dhjetor 2018 - 15:43

07/12/2018 - 15:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend