Në mungesë të të akuzuarit, shtyhet gjykimi për narkotikë

Gjykimi ndaj Taulant Kuletës dhe Gramos Krasniqit të akuzuar sipas prokurorisë për blerje dhe posedimi të substancave të narkotike “kanabis”, ka dështuar të mbahet sot në mungesë të të akuzuarit Gramos Krasniqit.

Kryetarja e turpit gjykues Shadije Gërguri deklaroi se Gjykata  ka bërë urdhëresë për ta sjellur me dhunë të akuzuarin në fjalë.

“Gjykata ka lëshuar urdhëresë me sjell me dhunë të akuzuarin Gramos Krasniqin, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje me shkrim në lidhje me veprimin sipas urdhëresës” theksoi gjykatësja Gërguri.

Në mungesë të kushteve trupi gjykues e shtyu seancën, derisa të sigurohet memorandum zyrtar nga ana e policisë, në bazë të urdhëresës për verifikimin e vendqëndrimit – vendndodhjes të të akuzuarit Gramos Krasniqit.

Seanca  e radhës do të mbahet me datë 28 mars.

Sipas prokurorisë të pandehurit  Taulant Kuleta dhe Gramos Krasniqi, si anëtarë  grupi, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar me qëllim shitblerje substanca narkotike , pa përshkrim mjekësor në recetë të lëshuar nga mjeku kompetent.

Ata së bashku kanë shkuar në Lagjen “Vranjevc” në Prishtinë ku nga personi i panjohur kanë blerë për 45 euro, 25 gram kanabis të shpërndara në 15 qese plastike , dhe me to kanë ardhur në lagjen “Dardania” me qëllim të shitjes, por para hyrjes në studion muzikore të të pandehurit Gramos Krasniqi, policia e anti drogës i ka vërejtur dhe i kanë konfiskuar.

11 Shkurt 2019 - 14:52

Shyhrete Maliqi 11/02/2019 - 14:52
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend