Në mungesë të deputetëve dështon komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, nuk kishte kuorum për t’i nisur punimet.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj tha se interesimi i deputetëve është minimal për t’i zhvilluar takimet në komision.

“Po e shihni se interesi i deputetëve është minimal për të mbajtur mbledhje. E shtyjmë për një ditë tjetër. Ju njoftojmë shumë shpejtë për datën e mbajtjes së takimit”, tha Selmanaj.

Në këtë komision pika të rendit të ditës ishin shqyrtimi i raportit të punës të KMFP-së për sesionin pranveror për vitin 2018 dhe diskutim për sa i përket auditimit të raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.