GJykimi per Vrasje ne Tentative - FOTO KALLXO - 17.12.2018

Në mungesë të avokatit të të dëmtuarit shtyhet seanca për vrasje në tentativë

Mungesa e mbrojtësit të të dëmtuarit Rexhep Murturit, ka bërë që të shtyhet seanca gjyqësore, për veprat penale, mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, vrasjes në tentativë dhe veprës penale dhënie e ndihmës kryesve,  ndaj të akuzaurëve Shaip Murturi, Agim Murturi, Faton Murturi, Meriton Murturi.

Në fillimit të shqyrtimit gjyqësorë gjyqtarja Valbona Musliu- Selimaj konstatoi mungesën e avokatit të palës së dëmtuar.

I dëmtuari Rexhep Murturi i propozoi gjykatës që seanca e sotme ta shtyhej për një datë tjetër, me arsyetim se mungon avokati i tij dhe theksoi se “nuk dua të dëgjoj sot as dëshmitarët as ekspertin pa praninë e avokatit tim sepse atë e kam paguar dhe dëshiroj që i njëjti të jetë prezent në të gjitha seancat”.

Prokurorja Bukurije Gjonbalaj, deklaroi se pasi që i dëmtuari nuk do që seanca të mbahet pa prezencë të avokati të tij dhe meqenëse ai theksoi se nuk është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata, pajtohet me propozimin e të dëmtuarit që seanca të shtyhet për një datë tjetër në mungesë të avokatit.

Kryetarja e trupit gjykues Valbona Musliu- Selimaj e aprovoi propozimin e të dëmtuarit Shaip Murturi.

Seanca e radhës do të mbahet më  20 dhjetor.

Sipas Aktakuzës së prokurorisë Faton Murturi akuzohet për veprën penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve dhe për veprën penale vrasjen në tentativë, ku sipas prokurorisë deri më 16.04.2006 në ora 22:00 ka mbajtur në pronësi pushkën automatike AK47 të kal.7.62 mm, prodhim jugosllav, pa leje valide.

Ndërsa Shaip Murturi, Agim Murturi, Faton Murturi dhe Meriton Murturi në të njëjtën datë me bashkëkryerje me personin N.N. kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuari Rexhep Murturin, por vepra nuk është kryer, dhe i pandehuri Shaip Murturi fillimisht e ka ndjekur me veturën e tij “Xheta” për ta goditur, por nuk ka arritur sepse viktima ka arrit t`i shmanget, pastaj e ka ndal të njëjtën, dhe me sopat e ka goditur në pjesën e shpinës, pastaj ai e ka mbajtur në duar viktimën.

I pandehuri Agim Murturi e ka qëlluar me një tullë në dorën e djathtë, por pasi që ka arritur të ngrihet në këmbë  e kanë sulmuar fizikisht atë, të pandehurit deri sa kanë ndërhyrë vëllezërit e viktimës Rrahman Murturi ku dhe e kanë ndalur sulmin. Por prej goditjeve të forta i dëmtuari ka pësuar konfuzion të kokës, shpinës, dhe të anësive të trupit, thuhet në aktakuzë.

Po në të njëjtën datë sipas aktakuzës, Meriton Murturi ka ndihmuar kryesin e veprës penale me të cilën ka marrë pushkën automatike të cilën e ka mbajtur në pronësi pa leje që nga koha e luftës në Kosovës deri në ditën kritike, ku dhe e ka fshehur prapa shtëpisë se Nazmi Murturit.