Ilustrim

Në Livoq të Gjilanit gjendet një mjet shpërthyes

Në fshatin Livoq i Epërm të Komunës së Gjilanit një person ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes, të cilin e kanë larguar nën mënyrë të sigurt njësitë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se skaj pendës në ujë e kishte vërejt një mjet shpërthyes. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka tërhequr mjetin  pa ndonjë incident”, ka njoftuar Policia.