Në Kukaj të Prishtinës hapet Festivali ‘Rakia Fest’

Për tri ditë me radhë në Etnokompleksit e fshatit Kukaj të Prishtinës do të mbahet edicioni i parë i festivalit të pjekjes dhe promovimit të rakisë, ‘Rakia Fest`.

Festivali është hapur të premten më 19 tetor 2018, në ora 15:00 dhe do të zgjas deri më të dielën 21 tetor 2018.

Qëllimi i këtij festivali është që të promovohet tradita e pjekjes dhe e përgatitjes së rakisë së rrushi.

Përveç prezantimit të kësaj trashëgimie gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe perormanca të ndryshme, muzikë, takime, promovim të cilësisë rakisë si dhe lobi për shtytje për prodhimin e këtij produkti me leverdi për zhvillimin e ekonomik.