Përkrahës të pavarësisë së Katalonisë - Foto: Rtv21

Në Katalonjë po Mbahen Zgjedhjet Rajonale

Votuesit në Katalonjë janë drejtuar te kutitë e votimit në zgjedhjet rajonale të thirrura nga qeveria spanjolle, pas një referendumi kontravers për pavarësi në këtë pjesë.

Zgjedhjet e 21 dhjetorit i ndajnë partitë në ato që e shohin rajonin e pasur si të pavarur nga Spanja, dhe të tjerët që duan Katalonjën si pjesë të Spanjës.

Parashikimet e para tregojnë se kandidatët pro-pavarësisë mund të jenë në rezultat të ngushtë me ata që duan unitet me Spanjën.

Vëzhguesit presin numër më të madh të votuesve në këto zgjedhje.

Në fund të muajit tetor qeveria e Spanjës suspendoi autonominë e Katalonjës, shkarkoi qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të tjera, pasi separatistët që dominuan parlamentin rajonal shpallën pavarësinë në tetor të këtij viti.

Ky hap që u finalizua me referendum u përshkrua si joligjor nga Madridi.

Sipas organizatorëve, 90 për qind të votuesve ishin në favor të pavarësisë, mirëpo më pak se gjysma e votuesve të asaj zone nuk kishin dalë në votime.

Prokurorët spanjollë akuzojnë 13 politikanë katalanë për rebelim, duke përfshirë presidentin e shkarkuar Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij që kanë ikur në Belgjikë.