Foto: Komuna e Vitisë

Në Kabash të Vitisë fillojnë punimet për ndërtimin e 200 vend parkimeve

Në qendër të fshatit Kabash të Komunës së Vitisë kanë filluar punimet për ndërtimin e dy parkingjeve në hapësirat publike të këtij fshati.

Me këtë projekt pritet të krijohen rreth 200 vend parkime në interes të banorëve të këtij fshati.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u pritën nga banorët e këtij lokaliteti por edhe nga përfaqësues të komunitetit fetar mysliman dhe të krishterë të cilët mirëpritën fillimin e këtyre punimeve. 

“Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë është e përkushtuar të realizoj projekte të shumta të cilat janë në interes të qytetarëve vitias sikurse ky projekt që ka nisur sot në Kabash të Vitisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Banorët falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor pasi që ajo do të jetë në interes të banorëve të këtij lokaliteti.