Në gjykimin për terrorizëm do të dëshmojë polici hetues

Në gjykimin e të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizëm Ardian Mehmeti, Valon Shala, Genc Selimi, Musli Hyseni dhe Nuredin Sylejmani, mbrojtësit e të akuzuarve si dhe vetë të akuzuarit i paraqiten trupit gjykues provat e tyre për administrim.

Pas dëgjimit të propozimeve të të akuzuarve si dhe mbrojtësve të tyre, trupi gjykues në krye me gjyqtarin Naser Foniqi, vendosi që të aprovonte vetëm njërin nga propozimet e të akuzuarve për dëgjimin e dëshmitarëve.

Në seancën e radhës u vendos që në cilësi të dëshmitarit të mbrojtur të ftohet një hetues policor.

Pas dëgjimit të këtij dëshmitari, të akuzuarit do ta japin mbrojtjen.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 7 shator.

Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

KALLXO.com e ka përcjellë në vazhdimësi këtë rast. Raportimet mund t’i gjeni në këtë link.