Foto: Komuna e Gjakovës

Në Gjakovë po mbahet Panairi Veror

Me organizimin e Komunës së Gjakovës në bashkëpunim me organizatën gjermane “Help” dhe Odën Ekonomike të Kosovës, në Gjakovë është duke u zhvilluar Panairi Veror 2019.

Me moton “Duaje tënden para se të duash të tjetrit”, ky panair ka për qëllim promovimin e produkteve vendore.

Përfaqësuesi i organizatës “Help”, Adem Sylejmani, ka premtuar se shumë shpejtë kjo organizatë do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gjakovës dhe përmes saj do të ndihmojë me grante deri në 2 mijë euro mbi tridhjetë biznese të kësaj komune.

Panairi po zhvillohet në shëtitoren e lumit Krena dhe do të jetë i hapur deri në ora 16:00.

Foto: Komuna e Gjakovës
Foto: Komuna e Gjakovës
Foto: Komuna e Gjakovës
Foto: Komuna e Gjakovës