Në Gjakovë mbahet simpoziumi shkencor për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Organizuar nga Famullia e Doblibarës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës, të shtunën, më 8 dhjetor 2018, në Gjakovë mbahet simpoziumi Shkencor “550 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeut”.

Simpoziumi do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa pritet të marrin pjesë shkencëtarë të shquar nga Kosova, Shqipëria dhe nga arbëreshët e Italisë.

Simpoziumi mbahen në kuadër Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, kushtuar 550 vjetorit të heroit kombëtar.

Gjatë gjithë viti 2018, janë mbajtur dhe po mbahen aktivitete të ndryshme në kujtim të figurës së Skënderbeut, në shumë mjedise në Kosovës Shqipëri, por edhe më gjerë.