Në Gjakovë fillon ndërtimi i pjesës së dytë të shëtitorës së lumit Krena

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e pjesës së dytë të shëtitores së lumit Krena.

Një projekt ky që do t’i kushtojë buxhetit mbi 600 mijë euro.

Sipas Komunës së Gjakovës punimet për ndërtimin e shëtitores pritet të përfundojnë brenda 190 ditëve.

“Ashtu siç u premtua, sot filluan punimet për ndërtimin e pjesës së dytë të shëtitores së lumit Krena.Ky projekt është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për banorët që jetojnë përrreth lumit, por për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjakovës.