Në fund të qershorit pritet të fillojë zgjerimi i hyrjes së Veternikut

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në fund të muajit qershor pritet të fillojnë punimet për zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut.

Kontrata e punimeve është nënshkruar sot nga ministri Pal Lekaj, e cila përfshin rrugën nacionale N2, segmentin hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut dhe bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

I gjithë projekti kap vlerën mbi 2.5 milionë euro ndërsa Ministria shkruan se “ky projekt është tejet i rëndësishëm për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni, nga frekuentimi i madh i veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet, por edhe lidhen me vende të tjera”.

https://kallxo.com/ministria-dhe-komuna-nuk-e-dine-se-kur-do-te-perfundoje-rruga-ne-veternik/