Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Në Ferizaj lëndohen 10 udhëtarë të autobusit

Policia njofton se një shofer autobusi shkaktoi aksident në Rrugën “Vëllezërit Gërvalla” të Ferizajt.

Aksidenti ndodhi dje pasdite, ndërsa sipas raportit policor lëndime pësuan dhjetë udhëtarët që ndodheshin në autobus.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, tregon raporti.

Një aksident i një autobusi ndodhi të shtunën në afërsi të Pejës, ndërsa edhe atëherë u lënduan qytetarë të Ferizajt.

http://kallxo.com/policia-shpejtesia-shkaktar-i-aksidentit-ku-u-lenduan-31-persona/