DebatPernime në Prizren FOTO: KALLXO.com

Në debatin për tolerancën fetare respektohet thirrja e ezanit

Për disa minuta derisa u dëgjua thirrja e ezanit nga xhamitë e Prizrenit, panelistë të feve dhe etnive të ndryshme ndërprenë debatin që po zhvillohej për tolerancën ndërfetare.

DebatiPernime në Prizren bëri bashkë një hoxhë, një prift ortodoks dhe një sheh që diskutuan bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik në Prizren e më gjerë.

Para se thirrja e ezanit të ndërprente fjalimin e tij, imami Lutfi Ballëku tha se Prizreni ka arsye specifike që e ndihmojnë bashkëjetesën në tolerancë.

“Një i huaj që vjen në Prizren dhe e sheh një fotografi të Prizrenit i mjafton të sheh se diversitetet jetojnë bashkë dhe ka tolerancë vetëm në arkitekturë dhe pastaj kur thellohemi brenda e sheh që pozita strategjike dhe gjeografike e Prizrenit rrahet nga katër rrugët, pjesa e Zhurit që përmban me Gorë e Opojë ku jetojnë boshnjakët, shqiptarët, pjesa e Anadrinisë, pjesa e Zhupës dhe pjesa e Suharekës dhe të gjitha këto elemente të dokeve dhe zakoneve integrohen në atë tradicionalen dhe bashkëjetojnë në mënyrë të bukur në një harmoni të gjallë”, tha ai.

Lidhur me tolerancën fetare dhe ndëretnike diskutuan: Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit; Lutfi Ballëku, Imam; Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks;, Abidin Shehu, sheh; Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame; Jovana Radosavljeviq, OJQ Iniciativa e Re Shoqërore; Agnesa Çipa-Laçi, qytetare;  Bujar Laçi, qytetar;  Branislav Krstic- gazetar.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: