Goran Rakiq - Foto: Rtv21

Në Beograd Kryetari dhe Deputetët e Listës Serbe

Në ditën kur është paraparë seanca e Kuvendit për votim të qeverisë kryetari i Listës Serbe dhe deputetë të kësaj partie do të takohen në Beograd me Marko Gjuriqin.

Sipas një njoftimi të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd në orën 13:00.

Në njoftim tregohet se një orë më pas Gjuriq dhe kreu i Listës Serbe Goran Rakiq do të dalin në një konferencë të përbashkët për gazetarë.

Lista Serbe në Qeverinë Haradinaj që pritet të votohet sot pasdite, do t’i drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Komuniteteve dhe Kthimit dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa do ta ketë edhe pozitën e zëvendëskryeministrit.