Në arrati i dyshuari për plagosjen e kushëririt të Behgjet Pacollit

Policia po kërkon të dyshuarin i cili mbrëmjen e kaluar dyshohet se ka plagosur Osman Pacollin, kushëririn e Behgjet Pacollit.

Me anë të një  njoftimi policia ka thënë se i dyshuari në lidhje me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Enver Maloku”, ka inicialet A. M.

“Mbrëmë rreth orës 24:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima, O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

https://kallxo.com/ortopedi-flet-per-plagosjen-e-familjarit-te-behgjet-pacollit/