Foto: Kadri Veseli/Facebook

Në 11 vjetorin e Pavarësisë në Shtime përurohet palestra sportive e qytetit

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovë, Shtimja është bërë me palestër sportive.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, me ambasadorin William Walker dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, e kanë përuruar palestrën sportive të qytetit, e cila ishte e mbushur me qytetarë.

“Në këtë ditë feste, për qytetarët e Shtimes kishte edhe një gëzim më shumë. Bashkë me ambasadorin Walker, krerët e komunës, ministrin Gashi dhe shumë qytetarë, përuruam Palestrën Sportive të qytetit”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më tej Veseli ka thënë se kjo palestër është një objekt modern që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për sportistët e kësaj komune që të zhvillojnë talentin e tyre.

“Në Shtime dhe qytete tjera, do të rriten investimet në sport dhe kulturë”, ka përfunduar Veseli.

Foto: Kadri Veseli/Facebook