Telefoni Honor 7c

Zyrtarizohet Telefoni Honor 7C, ja sa do të Kushtojë

Telefoni Honor 7C është zyrtarizuar publikisht dhe nesër do të dalë në shitje në Kinë.

Ky telefon do të ketë çmim rreth 115 euro, 3GB RAM + 32GB, ndërsa modeli tjetër 4GB RAM + 64GB do të kushtojë rreth 166 euro.

Telefoni do të ketë ekran 5.99-inç 1440 x 720p dhe çipset Snapdragon 450, microSD slot dhe mbështetja dual-SIM.

Kamera e pasme është 13MP, ndërsa ajo e përparme 8MP. Kamerat kanë mbështetje për metodën Portrait.

Pajisjet kanë sistemin operativ Android 8.0 Oreo. Honor 7C arrin në variantet e ngjyrave kuq, zi, kaltër dhe të artë.