Zyrtare: UEFA e dënon Ronaldon

Zyrtarisht UEFA ka marrë vendim për festimin e Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madridit.

UEFA e ka dënuar portugezin me 20 mijë euro.

Në ndeshjen e parë kur Atletico Madrid e kishte shënuar golin e dytë trajneri Diego Simeone, kishte festuar në mënyrë jo të rregullt, festim i cili u bë hit në media për tri javë.

Në ndeshjen e kthimit Juventus arriti ta rikthejë rezultatin me fitore 3-0 dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me tre golat e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo pas ndeshjes e kishte bërë të njëjtin festim si Siemeone, për të cilin është dënuar me 20 mijë euro.

Juventus ndeshjen e parë ndaj Ajaxit do ta luajë në Amsterdam me 10 prill.

 

https://www.youtube.com/watch?v=uPZf_HzHVFI