Zyrtare: Shqipëria prezanton trajnerin e ri (FOTO)

Kryetari  i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka prezantuar Edoardo Rejen si trajner të ri të kombëtares kuqezi.

Edy Reja ish-trajner i Napolit dhe Lazios, vjen si pasues i Christian Panuccit në krye të kuqezinjve.

Reja ka firmosur kontratë deri në fund të ndeshjeve kualifikuesve të Euro 2020, me kusht që nëse arrihen objektivat e kombëtares së Shqipërisë, atëherë mund të negociohet për vazhdimin e saj.

73- vjeçari Reja deklaroi në konferencë për media se duhet të punojnë shumë si kombëtare që të marrin rezultate.

“Duhet të punojmë shumë që të marrim rezultatet më të mira të mundshme. Loja e Kombëtares duhet të ketë logjikë, duhet të jemi në sintoni me grupin e lojtarëve. Do duhet të njoh pak më nga afër karakteristikat e lojtarëve. Nuk dua ta transformoj shumë filozofinë e kësaj skuadre”, tha Reja.