Zyrtare: Ronaldo hetohet nga UEFA për festimin e tij ndaj Atletico Madridit

Juventus në javën e kaluar në kuadër të 1/8, së finales e mposhti Atletico Madridin, me rezultat 3-0, rezultat ky që e qoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të tre golat për Juventusin i shënoi Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e parë Atletico Madrid e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0, dhe në momentin e shënimit të golit të dytë trajneri Diego Simeone e kishte bërë një festim jo të hijshëm.

E të njëjtin festim e ka bërë Ronaldo në ndeshjen kthyese, pas përfundimit të lojës.

UEFA sot ka njoftuar se zyrtarisht ka nisur fillimin e hetimeve ndaj Cristiano Ronaldos për sjelljen e tij pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit.

Vendimi final për Ronaldon do të merret të enjten me 21 mars.

Kujtomë, se Diego Simeone ishte dënuar me një gjobë prej 20 mij eurove.