Kreshnik Uka- Foto/Prishtina

Zyrtare: Prishtina e transferon Kreshnik Ukan nga Drenica

Prishtina edhe zyrtarisht e ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Ai është Kreshnik Uka nga skuadra e Drenicës.

Uka në sezonin e fundit me Drenicën nga 31 ndeshje i ka shënuar tetë gola dhe katër asistime, duke u bërë golashënuesi më i mirë te kjo skuadër.

Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaqë dëshirë te më ketë mua në gjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve”, ka thënë Uka në prezantimin e tij, për faqen zyrtare të klubit.