Zyrtare: Mousa Dembele transferohet në Guangzhou

Mesfushori belg i Tottenhamit edhe zyrtarisht është transferuar tek skuadra kineze Guangzhou.

Këtë e ka bërë të ditur Tottenhami në faqen e saj zyrtare.

Dembele është prezantuar tek skuadra kineze Guangzhou dhe thuhet se i ka kushtuar 11 milionë euro.

Dembele në Tottenham ka bërë 250 paraqitje duke i shënuar 10 gola.