Zyrtare: Manchester United i jep kontratë afatgjatë Solskjaer-it

Manchester United ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit, se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajner i rregullt i ekipit, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Solskjaer u emërua trajner i përkohshëm i “djajve të kuq”, me 19 dhjetor të vitit të kaluar, pas shkarkimit të portugezit Mourinho, ndërsa që atëherë në 19 ndeshje që ka drejtuar klubin nga Manchesteri, në total ka arritur 14 fitore, dy barazime dhe 3 humbje.

Solskjaer është shprehur i ngazëllyer më nënshkrimin e kontratës, duke thënë që është nder të jetë pjesë e Manchester United.

“Që nga dita e parë që kam ardhur, ndihesha si në shtëpi. Ishte një nder të jem një lojtar i Man Utd dhe më pas të filloja karrierën si trajner këtu. Muajt e fundit kanë qenë një përvojë fantastike dhe dua të falënderoj të gjitha trajnerët, lojtarët dhe stafin për punën që kemi bërë deri më tani. Kjo është puna që gjithmonë kam ëndërruar ta bëj dhe jam i ngazëllyer që kam mundësinë të udhëheq klubin për një periudhë afatgjate dhe shpresoj që të jap suksesin e vazhdueshëm që tifozët tanë e meritojnë”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.

Solskjaer ka shënuar 126 gola në 366 paraqitje për United, midis viteve 1996 dhe 2007, kurse gjithashtu menaxhoi ekipin e dytë të klubit deri në fund të vitit 2010.